4.5 C
New York
Saturday, February 1, 2025

Buy now

Cristiano Ronaldo i humbi 10 milionë euro sherri i Donald Trumpit

- Advertisement -

Lajme të këqija për Cristiano Ronaldon: disa investime në pasuri të paluajtshme nuk janë duke i sjell frytet e pritura.

Sipas mediumit amerikan “New York Post”, futbollisti portugez është detyruar ta vë në shitje një apartament që e posedonte nga “Trump Tower” në New York që nga viti 2015.

Një shtëpi luksoze prej 240 metrash katrorë, përcjell “Gazeta Express”.

CR7 e kishte blerë atë për afro 16 milionë euro, por ishte detyruar ta shiste në vitin 2019.

Përfaqësuesit e sulmuesit portugez i kanë bërë atij presion të madh derisa Ronaldo u lirua nga investimi i lidhur me emrin kontrovers të ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Shfaqja e pandemisë COVID-19 më pas e ka përkeqësuar situatën: Cristiano e ka reduktuar dukshëm çmimin dhe duket se më në fund ka arritur ta shesë pronën e tij për afro 6,3 milionë euro.

Me këtë rast, i bie që pesë herë fituesi i Topit të Artë i ka humbur afro 10 milionë euro. 

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit