11.7 C
New York
Wednesday, November 5, 2025

Buy now

Cristiano Ronaldo e zbulon se si reagoi Georgina pasi i propozoi (Video)

- Advertisement -

Ylli portugez, Cristiano Ronaldo ka dhënë detaje nga fejesa e tij me Georgina Rodriguez.

Ai tha se Georginës nuk i bëri përshtypje unaza por e pyeti nëse ai është i sigurt për propozimin.

“Unë gjithmonë them, gjërat e mira në kohën e duhur. I propozova jo sepse është nëna e fëmijëve të mi, por sepse ishte momenti, është personi që e dashuroj, dashuria e jetës time, mendoj se ishte momenti i duhur. Asgjë nuk do të ndryshoj që do të martohemi është vetëm një kapitull i ri në jetë. E dija që do të ndodh, por nuk e dija në cilën mënyrë. Por gjithmonë them, gjërat e mirë vinë në mënyrë”, transmeton Klankosova.tv

Ai zbuloi ndër tjerash se ishin vajzat e tij, Alana dhe Eva, që e panë me unazë në dorë dhe e pyetën nëse do t’i propozojë nënës së tyre, duke shtuar se nuk e kishte planifikuar t’i propozojë më papara.

Cristiano tha se aty e kuptoi që duhej t’i propozonte, kur vajzat e pyetën për unazën dhe shoku i tij i ngushtë po e xhironte për herë të parë në 10 vite.

Ndiqeni videon për më shumë detaje:

Të ngjashme

Të fundit