0.1 C
New York
Monday, February 3, 2025

Buy now

Cristiano Ronaldo: Djali im më thotë se Mbappe është më i mirë se unë

- Advertisement -

Cristiano Ronaldo mund të jetë idhulli i shumë tifozëve, por duket se nuk është edhe i djalit të tij, Mateos.

Ronaldo shënoi dy herë në fitoren e Al Nassr në Ligën Saudite Pro në fundjavë për t’u ngjitur në krye të listave të golashënuesve të divizionit, por kjo nuk mjaftoi për t’i bërë përshtypje djalit të tij 5-vjeçar, Mateos.

Në intervistën për gazetën spanjolle La Sexta, Ronaldo pranoi se kapiteni i Francës e ka tejkaluar atë në sytë e djalit të tij.

“Mateo, atij i pëlqen shumë Mbappe”, tha Ronaldo.

Duke shtuar: “Ai ndonjëherë më thotë: ‘Hej babi, Mbappe është më i mirë se ti’, dhe unë i përgjigjem duke thënë: “Jo, unë jam më i mirë se ai, kam shënuar më shumë gola”.

Kujtojmë se, super ylli portugez ishte idol i Kylian Mbappe.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit