Së fundmi ai ka bërë një bashkëpunim me kompaninë e fitnesit ‘WHOOP’, ku flet për rutinën e tij të stërvitjes dhe përmend se kur nuk stërvitet në klub, ai stërvitet në shtëpi me gruan e tij pasi të dy frymëzojnë njëri-tjetrin.
Prisni një minutë, a iu referua Cristiano Ronaldo Georgina Rodriguez si gruaja e tij? Kjo frazë e portugezit ka nxitur spekulime mes fansave të futbollistit, të cilët besojnë se të dy janë martuar fshehurazi.
Kur portugez nënshkroi me klubin e Arabisë Saudite Al-Nassr, pati shumë polemika për faktin se Arabia Saudite i ndalon çiftet e pamartuara të jetojnë së bashku, megjithëse raportohet se Shtëpia Mbretërore Saudite bëri një përjashtim për Cristianon…
Sipas Page Six, publicisti i Cristiano Ronaldos, kur u pyet nëse të dy ishin martuar, përmendi se “në këtë moment, nuk mund ta konfirmoj dhe as ta mohoj, sepse thjesht nuk e di”.
Futbollisti dhe Georgina janë çift që nga viti 2016, dhe portugezi është pothuajse 10 vjet më i madh se ajo dhe të dy kanë dy fëmijë – Alana Martina e lindur në 2017 dhe Bella Esmeralda në 2022.