Njëri nga kundërshtarët e Italisë në Kampionatin Evropian do të jetë kombëtarja e Shqipërisë.
Në lidhje me këtë ka folur mesfushori italian, Bryan Cristante, i cili theksoi se nuk duhet të nenvlerësohen kuqezinjtë.
“Shqipëria është e vështirë për t’u përballur dhe ka shumë lojtarë me të cilët jemi njohur në Serie A, kështu që ndoshta ky është rreziku më i madh, sa mirë na njohin ata”, u shpreh Cristante.
“Të nisësh mirë është edhe më e rëndësishme në një grup kaq të vështirë, pasi çdo ndeshje bëhet kryesore. Spanja dhe Kroacia treguan me kalimin e viteve se janë ekipe të mëdha, por edhe ne e treguam këtë. Është e vështirë për ne dhe për secilin prej tyre”.
Shqipëria dhe Italia do të përballen këtë të shtune.