16.6 C
New York
Thursday, October 16, 2025

Buy now

Crisis Group tregon qasjen e Qeverisë Kurti: Refuzoi t’u japë fonde komunave që nuk i kontrollon, i pengoi edhe donatorët

- Advertisement -

Grupi Ndërkombëtar i Krizave, një organizatë joqeveritare me seli në Bruksel në raportin e fundit, thekson se Vetëvendosje bllokon komunat që nuk i udhëheq ajo.

“Në nivel lokal, Vetëvendosje kontrollon vetëm gjashtë nga 38 komunat e Kosovës, përfshirë vetëm një qytet (Gjilanin). Duke mos u besuar institucioneve jashtë kontrollit të saj, partia ka refuzuar t’u japë fonde qeverive komunale dhe ka penguar donatorët ndërkombëtarë që kërkojnë t’i ndihmojnë ato drejtpërdrejt. Qeveria gjithashtu bllokoi rinovimin e një projekti të madh që mbështet qeverisjen komunale të financuar nga BE-ja, Zvicra, Suedia dhe Norvegjia, i cili kishte qenë në veprim që nga viti 2014”, thuhet në raport.

 

Të ngjashme

Të fundit