8.2 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

CPJ për rastin e Klan Kosovës: Heqja e certifikatës së biznesit masë ekstreme

- Advertisement -

Përfaqësuesi i Evropës i Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve (CPJ), Attila Mong tha të hënën në një prononcim për Zërin e Amerikës, se organizata e tij po e ndjek me vëmendje situatën në lidhje me pezullimin e certifikatës së biznesit të Klan Kosovës .

“Jemi të shqetësuar sepse sepse është hera e parë në historinë e vendit që një certifikatë biznesi e një televizioni është në rrezik ose pezullohet në një mënyrë të tillë. Ne mendojmë se heqja e certifikatës së biznesit për një media, që mund të çojë në heqjen e licencës së transmetimit është një masë ekstreme dhe duhet të merret vetëm në rrethana të jashtëzakonshme”, tha zoti Mong.

Ai shtoi se është një hap i konsiderueshëm që kërkon një vlerësim rigoroz nga autoritetet e Kosovës. Zoti Mong tha se Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve shpreson që kjo çështje të zgjidhet pa rrezikuar pluralizmin e medias në Kosovë. I pyetur lidhur me argumentin e qeverisë se ligji është njëlloj për të gjithë, ai tha se kjo është e vërtetë por se këtu bëhet fjalë për një media të rëndësishme në Kosovë.

“Çdo shkelje rregullatore në lidhur me një media, dhe jo vetëm në Kosovë duhet të trajtohet në mënyrë proporcionale. Dhe revokimi ose heqja e licencës së organit të medias, duhet të jetë hapi i fundit. Ka ende mjete ligjore që televizioni mund t’i përdorë dhe ky lloj kërcënimi (ndaj medias) duhet të shmanget. Heqja e licencës së një televizioni duhet të jetë realisht zgjidhja e fundit dhe duhet zbatuar në mënyrë proporcionale”, tha përfaqësuesi i Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve për Zërin e Amerikës.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit