11.6 C
New York
Wednesday, March 5, 2025

Buy now

Covid-19, rritet numri i pacientëve të shtrirë në QKUK dhe spitale

- Advertisement -

Pas rritjes së rasteve me COVID-19 në Kosovë, ka filluar të rritet edhe numri i pacientëve të hospitalizuar për shkak të këtij virusi në QKUK dhe spitale.

Derisa gjatë ditës së djeshme në QKUK dhe spitale ishin të shtrirë 33 pacientë, sot janë 39.

Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës janë  të shtrirë janë 14  pacientë të konfirmuar me Covid-19 pozitivë dhe 25  të tjerë post-Covid. Kështu është bërë e ditur nga SHSKUK.

Sipas këtij Shërbimi, me oksigjeno-terapi janë 11 pacientë, kurse  në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive nuk ka të shtrirë asnjë pacient.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 9  pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 22  pacientë  post-covid

Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, nuk ka  pacient 

Spitali i Gjakovës, 2 pacientë

Spitali i Pejës, 5 pacientë

Spitali i Prizrenit, 1 pacient

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit