Të dhënat e fundit nga drejtoritë komunalë të arsimit tregojnë se 77 shkolla në Kosovë kanë kaluar në mësim online. Kështu tha për Radio Kosovën zëdhënësja e Ministrisë së Arsimit, Iliriana Pylla.
Ajo tha se për çdo ditë është duke u rritur edhe numri i të infektuarëve nga radhët e nxënësve, mësimdhënësve dhe personelit tjetër.
Sipas të dhënave të fundit nga drejtoritë komunale të arsimit gjendja në shkolla sa i përket pandemisë është duke u përkeqësuar për cdo ditë dhe kjo dëshmohet me faktin që numri i shkollave të po vijojnë mësimin në platformën online është duke u rritur.
Zëdhënësja e ministrisë së Arsimit, Iliriana Pylla në një përgjigje për Radio Kosovën ka bërë të ditur se sipas të dhënave të fundit 77 shkolla në vend janë duke realizuar mësimin online.
“ Sipas të dhënave të fundit që kemi marrë nga drejtoritë komunale të arsimit janë që nga 680 shkolla që punojnë me skenarin me rikthim 77 prej tyre kanë kaluar në skenarin C ku mësimi është duke u realizuar në platformën online. Sipas të dhënave në skenarin A janë tri shkolla, skenarin B 14 dhe në skenarin C 77 shkolla.”
Pylla tha poashtu se është duke u rritur edhe numri i të infektuarëve nëpër institucionet shkollore. Sipas saj aktualisht janë 1 mije 173 mësimdhënës të infektuar aktiv dhe 5 mije e 455 nxënës .
“ E sa i përket numrit të të infektuarve në mesin e mësimdhënësve janë 1 mijë 173 të infektuar aktiv. Ndërsa, nxënës aktiv me Covid-19 sipas të dhënave të fundit janë 5 mije e 455.
Ministria e Arsimit ka marrë vendim që task-forcat e shkollave në bashkëpunim me drejtoritë Komunale të Arsimit varësisht nga gjendja që paraqitet me pandemi të marrin vendim për kalimin e mësimit në platformën online. Ndërkaq, drejtues të institucioneve shëndetësore atyre të arsimit dhe njohës të çështjeve të arsimit kanë vlerësuar se shkollat duhet të jenë të fundit që do të mbyllen