Zëvendësi i Bernard Kouchner, Jock Covey në dëshminë e tij si dëshmitar i mbrojtjes së ish-presidentit Hashim Thaçi ka thënë se nuk e ka parë asnjëherë Thaçin që ka pasur kompetencë ose ndikim të përnjëmend mbi UÇK-në.
Kështu është përgjigjur Covey teksa është marrë në pyetje nga avokati i Thaçit, Luka Misetiq.
Më poshtë “Zëri” jua sjell një pjesë të dëshmisë së tij:
Pyetje (Misetiq): Unë nuk e kam parë asnjë herë zotëri Thaçin që ka pasur kompetencë ose ndikim të përnjëmend mbi UÇK-në. Ky konstatim mbështetur jo vetëm në raporte nga burime shumë të besueshme, por edhe nga fakti se kam parë me sytë e mi izolimin e Thaçit në praninë e personave të fortë të UÇK-së, personave të cilët kishin vërtet kompetencë në UÇK. Në shënimin përgatitor numër 1, në paragrafin 10, ju thoni që këto burime shumë të besuara përfshijnë edhe gjeneralin Sir Mike Jackson. A ju kujtohet kjo, dëshmitar?