21.8 C
New York
Tuesday, September 30, 2025

Buy now

Covey: Kosovarët ndërtuan institucione paralele nga mosbesimi, Çeku dhe të tjerët kishin rol në UÇK – Thaçi nuk ishte vet pjesë e strukturave të TMK-së

- Advertisement -

James Peter Covey, është duke deklaruar para Gjykatës Speciale, ku ka thënë se populli i Kosovës kishte një mosbesim të thellë ndaj institucioneve zyrtare dhe një prirje të natyrshme për të ndrërtuar institucione paralele.

Më poshtë mund të gjeni atë se çfarë po deklaron Covey, derisa i përgjigjet pyetjeve të avokatit Mishetiq:

Covey: Popullli i Kosovës kishin një mosbesim të thellë ndaj institucioneve zyrtare dhe një prirje të natyrshme për të ndërtuar institucione paralele.

Avokati: Për çfarë e keni fjalën?

Covey: Pas gjithë kësaj të vitit 1989 dhe më vonë ata kishin vet administruar përmes strukturave paralele dhe gjithë ato që ne duhej t’i konideronim shërbime normale shtetërore si shkollimi deri te mbledhja e mbeturinave pra ata ishin mësuar për këto shërbime nga strukturat paralele.

Avokati: Në fjalinë e paragrafit të 2-të reflektohet shqetësimi i UNMIK-ut, lidhur me përmbajtjen e raportit në New York… pra ju në terren e përgatisnit dokumentin që bënte pjesë në raportin e sekretarit të përgjithshëm?

Covey: Po ashtu sipas mundësive tona.

Avokati: Tre rival kryesor në Kosovë bashkëpunojnë si pjesë e këshillit të përkohshëm administrativ, këto parti politke pra nënshkruesit e Rambujes, si (LDK) e Dr.Rugovës, Koalicioni i Lëvizjes së Bashkuar Demokratike (LBD) e Rexhep Qosja dhe Partia e Progresit Demokratik e Kosovës e Thaçit…, ky përshkrim a përputhet me atë se çfarë ka ndodhur në Kosovë gjatë këtij viti në shkurt të vitit 2020?

Covey: Po.

Avokati: A të kujtohet nëse LDK kishte strukturë paralele në Kosovë kur keni mbërritur ju?

Covey: Po.

Avokati: A keni pasur dijeni se edhe Bukoshi e ka drejtuar qeverinë e tij?

Covey: Po ishte diku më në sfond por nuk ishte aq shqetësuese  sa strukturat e LDK-së.

Covey i është shfaqur një dokument, për të cilin i tha mbrojtjes: “këtë lloj informacioni ne e kemi marrë nga KFOR-i kështu më kujtohet”, shkruan lajmi.net.

Avokati: Pra ky ishte një inforamcioni që ju e merrnit dhe ja dërgonit sekretarit të përgjithshëm që ta bënte pjesë të raportit të tij?

Covey: Po dhe ne donim që ky informacion të ishte i pranishmë në raport.

Avokati pyet për rolin e TMK-së?

Covey: Sfida fillestare e çdo situate pas çdo konflikti është që të gjendet një mënyrë për ta zbutur dhe mos e lënë energjinë e tepërt mashkullore që ekziston dhe kjo është parë te operacionet e paqes diku tjetër ato të cilët ngelin pa të ardhme apo mbështetje financiare e sociale, shoqërore ish-ushtarak apo ushtarët bëhen problem për forcat paqeruajtëse, pra TMK-ja, i shërbeu këtij qëllimi duke anëtarësuar ish-luftëtarët dhe siç kemi parë një gjë e tillë nuk ndodhi në Irak dhe pasojat ishin tërësisht të ndryshme pra ai mund të kishte qenë edhe fajtori kryesor por deklaratat e Çekut dhe të tjerëve që kishin rol në UÇK pra Thaçi nuk ishte vet pjesë e strukturave të TMK-së po deklaratat e Çekut dhe të tjerëve që merrnin pjesë në TMK, ka ndihmuar për të tjerët për të dhënë udhëzime…”

Të ngjashme

Të fundit