24.9 C
New York
Thursday, September 19, 2024

Buy now

Coutinho tregon se kush duhet ta drejtojë Barcelonën mes Klopp dhe Flick

- Advertisement -

Xavi Hernandez do të largohet nga Barcelona në fund të sezonit dhe gjiganti katalunas ende nuk ka vendosur për trajnerin e ri.

Shumë emra janë përmendur si pasues të ish-mesfushorit në Camp Nou, derisa për këtë ka folur edhe ish-mesfushori i Barcelonës, Philippe Coutinho.

Philippe Coutinho beson se ose Hansi Flick ose Jurgen Klopp do të bëjnë mirë si pasardhës i Xavit në Barcelonë.

“Cili nga Flick apo Klopp është më i mirë? Ata janë dy trajnerë të mëdhenj,” tha ai. Unë jam stërvitur nën drejtimin e të dyve dhe e vërteta është se kam pasur një marrëdhënie shumë të mirë me ta dhe skuadrat e tyre kanë luajtur gjithmonë shumë mirë.

“Ndonjë nga këto opsione është shumë i mirë për çdo ekip në botë. A do të përshtaten Klopp apo Flick në Barca? Nuk e di, por secili përshtatet”.

“Trajnerët përshtaten edhe me mënyrën se si luan klubi. Po flasim për dy trajnerë të mëdhenj që do të përshtateshin në çdo ekip në botë”.

“Futbolli po ndryshon gjithmonë, ka gjithmonë mënyra të reja për të luajtur dhe mendoj se ata janë dy trajnerë të mëdhenj, kjo është gjithçka që mund të them”, ka thënë mesfushori brazilian

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit