Ishte një fitore spektakolare. “Gjigantët” francezë të Paris Saint-Germain nuk kanë gabuar mbrëmjen e kësaj të mërkure, duke siguruar fazën gjysmëfinale të Kupës së Francës, me djemtë e teknikut Luis Enrique, që kanë mundur me rezultatin e thellë, 3 me 1, në “Parc des Princes”, skuadrën e Nic,e, në një sfidë të dominuar thuajse nga taa.
Fitorja e vendasve mund të thuhet se u “hipotekua”, që në pjesën e parë, me golat e Kylian Mbappe e Fabian Ruiz, që i dhanë epërsinë e dyfishtë kryeqytetasve, në minutat 14’ e 33’ të sfidës, ndërsa për miqtë golin e “nder” e shënoi Laborde, në të 37’-ën, mirëpo një gol nuk mjaftoi, pasi në mintuën e 60’-të erdhi edhe goditja “knock out”, me “Verdhekuqtë” e Parisit, që festuan me anë të “fantazistit”, Bradley Barcola.
Falë këtij rezultati të madh, kampionët në fuqi të Ligue 1, pas fitimit të Superkupës shtojnë mundësitë për sigurimin e treofut të dytë sezonal, teksa siguruan gjysmëfinalet e Coupe de France, ku përballë këtë sezon do të kenë skuadrën e Rennes, me sfidën që do të zhvillohet në muajin prill, ndërsa në përballjen tjetër të raundit, Lyon do të përballet me skuadrën e Valenciennes. /abcnews.al/