Presidenti i Këshillit Evropian, António Costa, ka thënë se masat e BE-së ndaj Kosovës anë të lidhura me nevojën për deeskalimin e rajonit dhe veriut të vendit. Megjithatë, ngjarjet e fundit në Kosovë, sipas tij, nuk përfaqësojnë prirje të re (për heqjen e masave), raporton Ekonomia Online.
“Këto masa janë të lidhura me nevojën për deeskalimin e rajonit dhe veriut të vendit. Unë dëshiroj që ta arrijmë deeskalimin sa më shpejt, të ecim përpara dhe të heqim masat. Ngjarjet e fundit nuk përfaqësojnë një prirje të re”.
Këtë deklaratë, Costa e ka bërë pas takimit me presidenten Vjosa Osmani, në një konferencë të përbashkët për media