12.4 C
New York
Monday, March 17, 2025

Buy now

Costa: BE solidarizohet me popullin e Maqedonisë së Veriut në këtë moment pikëllimi

- Advertisement -

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, ka thënë se Bashkimi Evropian solidarizohet me popullin e Maqedonisë së Veriut pas zjarrit që shpërtheu në një klub nate ku mbetën të vdekur 59 persona.

Në një postim në platformën X, ai ka theksuar se lutjet e tij janë me të gjitha familjet e viktimave të kësaj tragjedie.

“Zemërthyer nga humbja e kaq shumë të rinjve në zjarrin e tmerrshëm në Koçan. Lutjet e mia shkojnë për të gjitha familjet e viktimave të kësaj tragjedie”.

“BE solidarizohet me popullin e Maqedonisë së Veriut në këtë moment pikëllimi”, ka thënë Costa.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit