Inicativa CorrWatch nga shoqëria civile ka shprehur dyshime mbi shpërndarjen e fondeve nga Ministria e Bujqësisë.
Kjo iniciativë ka analizuar shpërndarjen e granteve nga kjo ministri dhe ka gjetur disa parregullsi.
CorrWatch ka përmendur parregullsitë e bizneseve që kanë marrë grante nga ministria që drejtohet nga Faton Peci.
“CorrWatch ka analizuar grantet e Ministrisë së Bujqësisë 2020-2023, duke ngritur dyshime mbi shpërndarjen e fondeve. Disa biznese përfituese: Kanë veprimtari që nuk lidhen me bujqësinë sipas ARBK-së. Nuk janë të regjistruara ose janë regjistruar pas thirrjes. Kanë mbyllur aktivitetin e tyre pas marrjes së grantit”, është thënë në njoftimin e kësaj iniciative.