5.8 C
New York
Monday, February 24, 2025

Buy now

Contes nuk i ndahet shpirti nga Interi, pas Perisic dëshiron edhe dy lojtarë të tjerë

- Advertisement -

Antonio Conte po përgatitet për sezonin e ardhshëm dhe merkatoja që ai ka në plan, përbëhet kryesisht nga lojtarë dhe ish-lojtarë zikaltër.

Ai transferoi Ivan Perisic me parametra zero nga Interi, një sulmues anësor tepër i fuqishëm dhe teknik. Por tekniku italian nuk mjaftohet me kaq. Sipas “Correre dello Sport”, Conter tashmë dëshiron edhe mbrojtësin e Interit, Alessandro Bastoni.

Për zikaltërit, Bastoni është pjesë e së ardhmes, por gjithashtu mund të jetë edhe i sakrifikuari nga lojtarët “big”.

Por jo vetëm Bastoni, tashmë Conte po mendon edhe për Lukakun, ish-sulmuesin zikaltër ku të cilin e kishte nën komandën e tij për dy sezone. Lukaku gjeti formën e tij më të mirë tek Interi nën drejtimin e teknikut italian.

Romelu Lukaku në fakt dëshiron vetëm Interin, pra belgu do të preferonte një rikthim tek interi edhe pse në formën e huazimit.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit