10.8 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Conte refuzoi Bayernin, po pret për dy ekipe italiane

- Advertisement -

Bayern Munich i është afruar Antonio Contes për të marrë drejtimin e skuadrës në sezonin e ardhshëm, por ai është duke pritur për një klub të Serie A si Juventusi apo Milani.

Conte është pa punë tash e një vit, pasi u largua nga Tottenham Hotspur në mars të 2023 duke ndërprerë kontratën me pëlqim reciprok.

Sipas gazetës La Repubblica, Conte është në krye të listës së pretendentëve për Bayern Munich kur Thomas Tuchel do të largohet në fund të sezonit.

Megjithatë, sipas këtij mediumi Conte tashmë e kishte refuzuar Bayern Munich një herë më parë dhe tani është më i bindur se kurrë se dëshiron një klub në Itali në mënyrë që të jetë më afër familjes së tij.

Duke e refuzuar tashmë Napolin, dhe me Romën që po ecën aq mirë nën drejtimin e Daniele De Rossit, e vetmja mundësi reale e mbetur do të ishte Milani dhe një rikthim në Juventus.

Me këtë në mendje, Rudy Galetti i Sportitalia raporton gjithashtu që Conte po punon në mënyrë aktive për një rikthim në Juventus, duke parë se raporti midis Max Allegrit dhe klubit po përkeqësohet.

Kandidati tjetër kryesor për këtë rol është trajneri i Bolonjës, Thiago Motta.

Conte ishte lojtar i Juventusit, më pas trajner nga 2011 deri në 2014, ku fitoi tre tituj radhazi të Serie A.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit