Nuk ka arritur të gjejë rrugën e rrjetës, por ka qenë padyshim një ndër më të mirët në fushën e blertë. Ylber Ramadani ka shkëlqyer në 180 minutat e deri më tanishme, në Gjermani, aq sa ka tërhequr vëmendjen e klubeve të mëdha, në këtë merkato vere, të cilat janë gati ta bëjnë pjesë të tyre “shkatërruesin” shqiptar.
Sipas raportimeve më të fundit të mediave italiane, për kartonin e 28-vjeçarit interesohen tre herë kampionët e Italisë, Napoli, me teknikun, Antonio Conte, që duket se e pëlqen shumë stilin e lojës, së djaloshit nga Ferizaji e për këtë arsye kërkon ta ketë “katalizatorin” e mesfushës, në skuadrën e tij.
Ajo çka e shton më shumë këtë hipotezë është edhe blerja e re e skuadrës së Leçe, Baltazar Pierre, i cili është një lojtar, me profilin e njëjtë si Ramadani dhe tashmë pritet vetëm oferta zyrtare e Napoli, për ta parë “Legjionarin’ tonë, të drejtohet nga një prej trajnerëve më të mirë të botës.