Trajneri i Tottenham Hotspur, Antonio Conte ka thënë se ata janë ende në garë për tu kualifikuar në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.
Tottenham arriti të marrë një pikë në derbin e xhiros 35 të Premier Ligës, ndaj Liverpoolit.
Ata vazhdojnë garën me Arsenal për një vend në Ligën e Kampionëve.
Lidhur me këtë ka folur edhe vet trajneri i cili tha se ende janë në garë për Ligën e Kampionëve, kur iu kanë mbetur edhe tri ndeshje deri në përfundimin e sezonit.
“Ka tre ndeshje për ne, katër për Arsenal. Ne jemi ende në garë për Ligën e Kampionëve”, tha Conte.
Tottenham gjenden në vendin e pestë me 62 pikë, një më pak se Arsenal por ata kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.