Pos nënkampionit të Kosovës Ballkanit, kualifikimin sonte do ta kërkojnë edhe dy skuadrat shqiptare, Egnatia si dhe Dinamo City.
Kampionia e Superiores, do të luajë në Rrogozhinë ndaj Olimpisë së Ljublanës.
Ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave e cila u luajt në Slloveni u mbyll me rezultat 0:0, njofton Klankosova.tv.
Kjo lojë nis nga ora 21:00.
Kurse, Dinamo City në “Elbasan Arena” do të jetë nikoqir i gjigantit Hajduk Split.
Përballja e parë iu takoi kroatëve me rezultat 1:2.
Ndeshja nis nga ora 20:45.
Në rast të kualifikimit, skuadrat shqiptare do të luajnë të playoff të Conference League.