Shkëndija ka shënuar fitore të rëndësishme në udhëtim në ndeshjen e parë të raundit të dytë kualifikues të Conference Leagues.
Shkëndija fitoi 1:2 ndaj ekipit letonez Valmiera, duke pasur një super avantazh për ndeshjen e kthimit që zhvillohet në Maqedoninë e Veriut.
Ndërkohë, rezultat pozitiv nxori edhe ekipi nga Shqipëria, Laçi, që barazoi pa gola në udhëtim ndaj ekipit moldav, Petrocub.
Laçi ishte me një lojtar më pak që nga minuta e 27-të kur Spahiu mori kartonin e dytë të verdhë.
Ndeshjet e kthimit zhvillohen pas një jave.