29.5 C
New York
Wednesday, July 16, 2025

Buy now

Como synon “bombën” e verës – në garë për nënshkrimin e Cristiano Ronaldos

- Advertisement -

Calciomercato ka raportuar një lajm befasues: skuadra e Serie A, Como 1907, është e interesuar për transferimin e Cristiano Ronaldos.

Ylli portugez, i cili aktualisht është pjesë e Al Nassr në Arabinë Saudite dhe përfaqëson Portugalinë, do të rikthehej në Serie A në moshën 40-vjeçare – në rast se ky operacion realizohet.

Como e drejtuar nga trajneri Cesc Fàbregas, ka ambicie të mëdha për sezonin e ri. Pas një sezoni mesatar, klubi nga Lombardia po ndërton një skuadër konkurruese me synimin për t’u kualifikuar në garat evropiane.

Pronarët ambiciozë të Comos kanë një vizion afatgjatë dhe nuk përjashtojnë investime të mëdha për të sjellë emra të mëdhenj në skuadër.

Lajmi fillimisht është raportuar gjithashtu nga Mundo Deportivo, që thekson se Ronaldo mund të joshë nga ideja e një rikthimi në një nga ligat më prestigjioze evropiane. Edhe pse për momentin kjo mbetet në nivel spekulimesh, ditët në vijim mund të jenë vendimtare për të parë nëse kjo “ëndërr e çmendur” do të marrë formë konkrete.

Për Comon dhe Fàbregas, afrimi i Ronaldos do të përfaqësonte jo vetëm një goditje të madhe, por edhe një hap të guximshëm drejt realizimit të ambicieve evropiane.

Të mos harrojmë se së fundmi Ronaldo vazhdoi kontratën deri në vitin 2027 me Al Nassr.

Të ngjashme

Të fundit