Skuadra italiane luajti baras 1:1 sonte me Cosenza, por që një pikë doli të jetë e mjaftueshme për të siguruar pozitën e dytë në Serie B, rrjedhimisht edhe inkuadrimin direkt në elitën e futbollit italian.
Como e mbylli sezonin me 73 pikë të grumbulluara, me bilanc prej 21 fitoreve, 10 barazimeve dhe shtatë humbjeve.
Como është një projekt shumë interesant. Ata kanë një nga grupet më të pasura në të gjithë futbollin italian (grupi indonezian Djarum), me Thierry Henryn dhe Cesc Fabregasin që janë gjithashtu aksionarë.
Madje, Fabregas ka luajtur edhe rolin e trajnerit këtë sezon. Por, këtë rol u detyrua ta ndajë më Odian Roberts, për shkak se spanjolli nuk posedon licencën e nevojshme për t’u konsideruar trajner kryesor.
Henry ishte i pranishëm sonte në stadium dhe ndjeki nga afër ndeshjen ndaj Cosenzas, nga e cila edhe u sigurua rikthimi në Serie A për herë të parë që nga sezoni 2002/03.
Kujtojmë se rikthimin në Serie A e ka siguruar edhe Parma, si kampione e sezonit 2023/24 në Serie B.