Listës Serbe ka njoftuar se do të tërhiqen nga pjesëmarrja në votimin për tërheqjen e kryetarëve të komunave në veri të vendit.
Gazetari kosovar, Adrian Çollaku në emisionin ‘Politiko’ në Kanal10 ka thënë se ka qenë e pritshme që Lista Serbe të krijojë telashe, raporton gazeta10.
Kjo pasi sipas tij, kjo Listë ka pas disa kushte dhe ka pritur dorëzimin e Qeverisë.
“Qeveria e Kosovës nuk ka rënë në shantazhin e Listës Serbe. Tash a e ka zgjedh rrugën me të mirë këtë nuk e di sepse amerikanët disa herë i kanë thënë Qeverisë të ndjekun një rrugë tjetër. Në këtë situatë Qeveria në hapat e parë ka bërë mirë”, ka thënë Çollaku.
Sipas tij, zgjidhja më e mire në këtë situatë do të ishte dorëheqja e kryetarëve në veri.