Home Lajme Çollaku thotë se nuk beson që do të ketë sulm të ri në veri

Çollaku thotë se nuk beson që do të ketë sulm të ri në veri

0
Çollaku thotë se nuk beson që do të ketë sulm të ri në veri

Profesori i Sigurisë, Fatmir Çollaku, tha se nuk beson që do të ketë sulm të ri në veri sikur ai i 24 shtatorit, për shkak të rritjes së vëmendjes ndërkombëtare dhe shtimit së trupave të NATOS në Kosovë.

Në emisionin “Ditari” në Tëvë1, Çollaku tha se pas 24 shtatorit nuk mund të parashikohet ndonjë sulm tjetër në veri.

“Personalisht mendoj që nuk do të ketë sulme por gjasat gjithmonë janë dhe mundësia. Gjasat janë për faktin se jehona për sulmin e 24 shtatorit që pati në komunitetin serb dhe për Serbinë dhe qarqet kriminale ishte një pasojë e tillë që mund të shërbej dhe mentalitetin e tyre, mund të shërbej si një pretekst dhe arsye më shumë për hakmarrje meqë në atë sulm të pretenduar të tyre nga i cili nuk pati pasoja në kuptimin që ata e kanë mendu që do të ketë, në kuptimin e aneksimit të pjesës veriore Kosovës, ato pasoja bilancin tash e dimë dhe gjasat dhe mundësia për ndonjë sulm eventual nuk përjashtohet mirëpo që gjasat reale nuk janë”, u shpreh Çollaku.

Ai tha se si fakt pse mendon se nuk do të ndodh ndonjë sulm i ri në veri është edhe prania e shtuar e trupave të NATO-s në Kosovë dhe rritja e vëmendjes ndërkombëtare.

“Sepse realisht tani pas 24 shtatorit, vëmendja e Bashkësisë Ndërkombëtare, ardhja e trupave të NATO-s, shtimi i vigjilencës ndërkombëtare, ardhja e shumë delegacioneve diplomatike, vëmendja e shtuar e Bashkësisë Ndërkombëtare në kuptimin e zgjidhjes politike, krejt këto ndikojnë por faktori kryesor është edhe gatishmëria e institucioneve të sigurisë të cilat e frenojnë, inhibojnë iniciativën eventuale të Serbisë. Por edhe fuqia e Kosovës sepse u tregua Kosova e fortë në këtë rast dhe ishte mesazh që nuk mund të hyhet lehtë në Kosovë ose ajo parulla famoze e tyre se ‘kur kthehet ushtria në Kosovë’ u pa se mund të kthehet edhe ndryshe nga Kosova pastaj”, u shpreh Çollaku.

Exit mobile version