Home Lajme Çollaku: Qeveria Kurti më e korruptuara deri më tani

Çollaku: Qeveria Kurti më e korruptuara deri më tani

0
Çollaku: Qeveria Kurti më e korruptuara deri më tani

Ish-ministri i Integrimeve Evropian, Bekim Çollaku ka thënë se Qeveria e Albin Kurtit është më e korruptuara deri më tani në Kosovë.

Sipas tij, interesi shtetëror i Kosovës është dëmtuar në mënyrë të pariparueshme.

“Qeveria Kurti po dëshmon çdo ditë e më shumë se është qeveria më e korruptuara në Kosovë. Dëshmia më e mirë e këtij konstatimi, janë skandalet e përditshme. Mua nuk më e intereson sa është dëmtuar regjimi i partisë në pushtet nga këto skandale korruptive. Mua dhe qytetarëve të Kosovës na intereson vetëm interesi shtetëror i cili është dëmtuar në mënyrë të pariparueshme si rrjedhojë e këtyre skandaleve”, është shprehur Çollaku.

Exit mobile version