23.2 C
New York
Wednesday, April 23, 2025

Buy now

Çollaku: Profesionalizmi i njësive elitare të PK-së, mesazh për Serbinë

- Advertisement -

Fatmir Çolloku, profesor i kriminalistikës dhe njohës i fushës së sigurisë, ka thënë se Banjska ka qenë testi më serioz për Policinë e Kosovës.

Ai ka thënë se njësitet elite të saj janë përballë me sukses në këtë rast.

Çollaku në emisionin “Këndi i Debatit” ku është diskutuar për reportazhin e realizuar nga Tëvë 1 me Njësisë Speciale Operative, ka thënë se profesionalizimi i tyre është mesazh edhe për Serbinë.

“PK është një strukturë e konsoliduar mirë. Është një mesazh edhe për fqinjët dhe të tjerët se në Republikën e Kosovës në sistemin e sigurisë, një nënsistem funksionin mirë, shumë mirë. Ka treguar që e admirojnë edhe policia e shteteve tjera. Është një tregues edhe për Serbinë se Kosova ka institucionet e veta, sepse ne si shtet vetëm Policinë e kemi të konsoliduar që mund ta vëmë në ballë të detyrave për tu përballë edhe më vdekjen. FSK i ka duart e lidhur për veprim në veri”, ka thënë Çollaku nw emisionin “Këndi i Debatit”
Ai tha se si qytetar ndihet krenar me punën e Policisë së Kosovës, sidomos me njësitet elitare të saj.

Të ngjashme

Të fundit