Opinionisti Bekim Çollaku ka folur në lidhje me paratë që po i shpërndan kryeministri në detyrë, Albin Kurti.
Ai në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova tha se këto para nuk ia ka lënë babai atij, por siç u shpreh, janë të djersës së qytetarëve.
“Ky është modeli që ka sjellur në qeverisje Lëvizja Vetëvendosje dhe Kurti. Brenda gjithë kësaj partie, nuk ke një ekonomist të vetëm, i cili ka dije dhe ka guxim që ta mbrojë paranë publike, e cila sigurohet me mund, sigurohet nga taksapaguesit e Kosovës, sepse këto para që po i shpërndanë në këtë mënyrë Kurti, nuk janë para që ia ka lënë babai i tij, ose një familjar i tij, janë para të djersës së qytetarëvetë Republikës së Kosovës”, u shpreh ai.






