6.9 C
New York
Monday, February 3, 2025

Buy now

Çollaku: Pa njohje reciproke me Serbinë, Kosova s’mund të hyjë në BE

- Advertisement -

Ish-Ministri i Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku, ka vlerësuar lart lajmin për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Ai ka theksuar që ky është një lajm i mirë për shqiptarët e Shqipërisë dhe të Maqedonisë së Veriut.

Çollaku thotë se për këto dy vende nuk ka qenë aspak e lehtë gjithë kjo rrugë deri këtu, por shton se kanë edhe shumë punë për të bërë deri tek anëtarësimi i plotë.

Këto deklarata Bekim Çollaku i ka bërë në emisionin “News Talk” në Klan Kosova FM.

Kur ka folur për anëtarësimin e Kosovës në BE, Çollaku ka thënë se pa njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë kjo nuk mund të ndodhë, pasi që Kosovën nuk e njohin edhe pesë vende të BE-së.

Çollaku ka folur edhe për dollinë me shampanjë, që e kishte bërë para gjashtë vjetësh, që është komentuar aq shumë, por që kosovarëve akoma nuk u janë liberalizuar vizat.

Ish-ministri u shpreh që pret që dollia e vërtetë të ndodhë shumë shpejtë, duke thënë “se qytetarët tanë e meritojnë këtë”.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit