Opinionisti Bekim Çollaku, në emisionin Rubikon në Klan Kosova, ka thënë se presidentja Vjosa Osmani ia solli “dhuratë” Albin Kurtit votat për të fituar mbi 50%.
Megjithatë, ai tha se presidentja Osmani do të synojë t’ia rrëmbejë deri në 10% të këtij elektorati.
“Mendoj që ato vota i ka dhuratë nga ish-presidentja Osmani, e cila tash do të bëjë luftë të tmerrshme politike dhe publike që t’ia rrëmbejë së paku 5 deri në 10% të këtij elektorati zotit Kurti. Edhe këtë në rrethana vetëm të elementit të befasisë dhe të zgjedhjeve të jashtëzakonshme, sepse në skenarin e zgjedhjeve të pas katër viteve, mendoj se figura e zonjës Osmani do të shkojë duke u zbehur vazhdimisht”, deklaroi Çollaku, teksa shtoi se kjo është strategji e Kurtit.






