5.7 C
New York
Tuesday, February 4, 2025

Buy now

Çollaku: Kurti prodhon kriza për elektoratin e tij që pastaj ta implementojë Asociacionin

- Advertisement -

Bekim Çollaku, Ish-këshilltari i Hashim Thaçit, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, prodhon kriza në veri për të implementuar Asociacionin

Ai në Pressing të T7, ka thënë se elektorati i Kurtit nuk pret që ai ta implemtojë Asociacionin.

Për këto Çollaku thotë se krijimi i krizave është që pastaj Kurti të thotë se Asociacioni është imponim ndërkombëtar.

”Elekotrati i tij nuk pret që Albin Kurti me implementu Asociaciacionin, e pastaj çfarë bën ky për me dalë me fytyrë para elektoratit duhet me prodhu kriza të ndryshme siç kemi para në këto dy vite që kur të implementohet Asociacioni apo një autonomi më e zgjeruar, ajo të vjen si rezultat i një imponimi ndërkombëtar”, ka thënë Çollaku.

Më tutje, ai ka thënë se gjërat kanë ndryshuar, duke aluduar në atë që Qeveria ka atakuar ndërmjetësuesit dhe nuk mund të sillet në tryezën e dialogut sikur asgjë nuk ka ndodhur.

Po ashtu ai ka thënë se në Bruksel as nuk po diskutohet heqja e sanksioneve për Kosovën.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit