3.7 C
New York
Friday, February 7, 2025

Buy now

Çollaku: Kurti do të detyrohet të themelojë Asociacionin

- Advertisement -

Analisti Bekim Çollaku ka thënë që kryeministri Albin Kurti do të detyrohet ta themelojë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

“Në aspektin praktik, për kryeministrin Kurti kjo do të jetë faza e dyte që është faza më e rëndë e këtij procesi të cilin nuk e ka pranuar aspak me lehtësi për shkak të së kaluarës së tij, mirëpo tash që e ka gëlltitur kafshatën e hidhur që është Marrëveshja e Brukselit dhe Aneksi i Ohrit ai do të jetë i detyruar ta kapërdijë edhe këtë kafshatën e dytë të hidhur që është themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë”, ka thënë Çollaku në Rubikon.

“Sepse për ta përmbledhur obligimin e Kosovës që del nga Marrëveshja që vetë kryeministri Kurti e ka arritur, thelbi i zbatimit të saj është themelimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe në Kosovë”.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit