9.9 C
New York
Sunday, October 27, 2024

Buy now

Çollaku: Kosova nuk mund të durojë sanksione nga ShBA dhe Evropa

- Advertisement -

Eksperti i sigurisë, Fatmir Çollaku ka thënë se Kosova nuk guxon që të i prish marrëdhëniet më SHBA-në dhe Evropën.

Ai në emisionin “Info Nata” në Tëvë 1 tha se Kosova nuk mund të durojë sanksione.

“Me Shtete e Bashkuara dhe me Evropën nuk guxojmë të prishemi. Nuk guxojmë që të lejomë gjatë që në vend të një përkrahje dhe mbështetje që kemi gëzuar në dy dekadat e fundit apo më shumë tani të na kthehet më masa shtesë, sanksione, ndëshkime. Kosova është shumë e vogël e pa konsoliduar që të durojë sanksione nga Evropa dhe SHBA”, ka deklaruar ai.

Ai tha se në këtë raport Serbia është përkëdhelur dhe toleruar.

“Qasja e evropianëve posaçërisht ka qenë jo e drejtë ndaj Republikës së Kosovës dhe nuk kanë qenë fare e drejtë në kuptimin e përdorimit të standardëve të dyfishta sa i përket Serbisë. Dhe vazhdimisht Serbia është përkëdhelur, është toleruar në veprimin dhe masat që ka marre të cilat kanë qenë më së të dukshme që kanë qenë destruktive dhe nuk janë për paqe”, ka shtuar ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit