10.2 C
New York
Friday, May 23, 2025

Buy now

Çollaku: Kam frikë se mesazhet e Kallasit do hasin në vesh të shurdhër

- Advertisement -

Kryediplomatja evropiane, Kaja Kallas, mbërriti pasditen e sotme në Prishtinë, për të zhvilluar takime me liderë politikë në vend.

Në prononcimin e saj pas mbërritjes, Kallas tha se BE-ja ka marrë vendim për heqjen graduale të masave të vendosura qershorin e vitit 2023 ndaj Kosovës.

E opinionisti Bekim Çollaku, në Rubikon të Klan Kosovës, ka thënë se mesazhet e Kallasit nuk po merren seriozisht nga Kosova.

“Kallas tha se ka një dritare të hapur për sa i përket perspektivës së zgjerimit të BE-së me shtetet e mbetura të BP-së, por në njëfarë mënyre tha se shtetet si Kosova nuk janë duke e parë këtë dritare dhe nuk po e bëjnë as hapin më të vogël për të përafruar Kosovën me BE-në. Kjo është për keqardhje”, tha Çollaku, teksa përmendi rastin e Shqipërisë e cila ka hapur 27 nga 35 kapituj sa janë për të negociuar anëtarësimin.

Sipas tij, Kosova vetëm ka aplikuar për marrjen e statusit të vendit kandidat, dhe se, sipas tij, as që pritet ta marrë përgjigje.

“E vetmja fjalë shprese nga prononcimi i zonjës Kallas është se BE-ja ka marrë vendim për heqjen graduale të masave, por nuk e saktësoi për cilat masa bëhet fjalë. Është dashur të jetë më konkrete. Si duket, fjala është për të krijuar një atmosferë pozitive te lidershipi shtetëror dhe politik në Kosovë në mënyrë që të hapet rruga e vogël rifillimit të dialogut, të cilin BE dhe ShBA e shohin si mekanizmin e vetëm për të avancuar Kosovën në agjendën ndërkombëtare, në procesin e integrimit evropian”.

Ai tha se druan që mesazhet e Kallasit do të hasin në vesh të shurdhër “sepse nuk pres zhbllokim nga situata kaotike në të cilat ndodhen institucionet e Kosovës”.

“Normalisht, kur ne humbim kohë, të tjerët avancojnë”, deklaroi ai.

Të ngjashme

Të fundit