21.9 C
New York
Saturday, August 2, 2025

Buy now

Çollaku: Jemi larg bashkëpunimit ushtarak Kosovë-Kroaci

- Advertisement -

Oficeri ushtarak në Kroaci, Esad Çollaku, ka thënë se janë akoma larg bashkëpunimit ushtarak Shqipëri-Kroaci-Kosovë.

Sipas Çollakut, shteti i Kosovës duhet të vetëdijësohet dhe të mos pres shumë nga shtetet e tjera, por ta forcojë ushtrinë dhe policinë.

“Akoma jemi larg një bashkëpunimi ushtarak Shqipëri-Kroaci-Kosovë. Ajo që në fazën e parë të nënshkrimit të marrëveshjes tregon se kemi mundësi t’i zgjerojmë këto marrëveshje, deri te marrëveshja që t’i ndihmojmë njëra-tjetrës në secilën rrethanë që mund të ndodhen shtetet tona”.

“Ne duhet të vetëdijësohemi brenda territorit të Kosovës dhe nuk duhet të presim shumë nga shtetet e tjera. Duhet ta forcojmë shtetin e Kosovës me ushtrinë dhe policinë tonë”, tha Çollaku në Edicionin Special në Klan Kosova.

Tutje, ai u shpreh se është e mjerueshme kur ushtari i FSK-së apo polici shkojnë të punojnë nëpër salla dasmash për ta mbajtur familjen e vet.

Të ngjashme

Të fundit