16 C
New York
Wednesday, March 19, 2025

Buy now

Çollaku: Gjykata Speciale po rrezikon të shkatërrojë historinë tonë të lavdishme

- Advertisement -

Ish-bashkëpunëtori i ngushtë i Hashim Thaçit, Bekim Çollaku, e quajti të “pazakontë” faktin që Gjykata Speciale nuk ktheu përgjigje në lidhje me kërkesën për t’i dhënë leje ish-Presidentit Hashim Thaçi të marrë pjesë në varrimin e babait, i cili u nda nga jeta të dielën e 16 marsit.

Çollaku theksoi në “Rubikon” se pavarësisht kërkesës së avokatëve të Thaçit, gjykata nuk e shqyrtoi atë me urgjencë.

“E pazakontë. Përkundër kërkesës e cila është bërë në afatin më të shpejtë të mundshëm nga avokati udhëheqës i ekipit të mbrojtjes së Presidentit Thaçi, Gjykata s’i duket ka qenë me punë tjera më të rëndësishme dhe nuk ka gjetur kohë që ta shqyrtoj atë kërkesë sot brenda ditës dhe ndoshta e njëjta mund të shqyrtohet nesër apo pasnesër dhe të nxirret një vendim lidhur me atë çështje” – tha ai.

Ai shtoi se pritjet kanë qenë që Thaçi nuk do të lirohet, por që Thaçin, th ai, do ta lirojnë në ditët e ardhshme, e që kjo do të jetë vonë.

“Por kjo nuk duhet t’i tronditë askënd në Kosovë, aq më pak familjarët e liderëve të akuzuar në Hagë. Kjo gjykatë që përveç që po rrezikon të shkatërrojë historinë më të lavdishme të Kosovës, ajo ndërkohë gjatë këtyre 5 viteve e ka shkatërruar jetën e atyre që po mbahen në Hagë”.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit