17.1 C
New York
Sunday, April 20, 2025

Buy now

Çollaku: Çdo ditë që zvarritet konstituimi i Kuvendit, është skenar që i shërben Albin Kurtit

- Advertisement -

Opinionisti Bekim Çollaku sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova ka folur në lidhje me bllokimin e Kuvendit të Kosovës.

Ai u shpreh se çdo ditë që zvarritet konstituimi i Kuvendit, është skenar që i shërben Albin Kurtit.

“Duhet të themelohet Kuvendi i Republikës së Kosovës, që pastaj çfarëdo shkelje kushtetuese, grupet parlamentare, qoftë i PDK-së, qoftë i LDK-së, apo i ndonjë subjekti tjetër, ta adresojë në Gjykatën Kushtetuese”.

“Mendoj që çdo ditë që zvarritet konstituimi i Kuvendit, do të thotë kryerja e kësaj pikës së parë validimi i mandatit të deputetëve, është skenar që i shërben Albin Kurtit dhe partisë në pushtet”, tha tutje Çollaku.

Të ngjashme

Të fundit