8.5 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Çollaku: BE-ja s’heq dorë nga sanksionet pa u shpallur zgjedhjet në veri

- Advertisement -

Ish-ministri i Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku, ka thënë se Bashkimi Evropian nuk do t’i pezullojë sanksionet ndaj Kosovës, pa u përmbushur tri kushtet e saj nga ana e Qeverisë së Kosovës për qetësim të situatës në veri të Kosovës.

Në Edicionin Special në Klan Kosova ai ka thënë se ende nuk është përmbushur kushti i tretë i BE-së që ka të bëjë me shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme në katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës.

“Nuk besoj që Kosova do të mund t’i vendosë kushte BE-së apo ShBA-së. Mendoj që është krejtësisht e pakuptimtë. Pikësëpari, pse kemi ardhur në një gjendje të tillë, pse është dashur të ndodhë gjithë ajo traumë, gjithë ato trazira, përleshje dhe gjithë ajo dhunë”, ka thënë Çollaku.

“Pastaj, një cikël zgjedhor e përsëri të vendosen sanksione në mënyrë që përsëri të riciklojmë në mënyrë artificiale mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në komunat veriore”, ka thënë ai tutje.

“Nuk e kuptoj çfarë strategjie e pakuptimtë e dëmshme është aplikuar në këtë rast nga Qeveria e Kosovës dhe nuk mendoj që BE-ja do të ketë vullnet minimal që të heq dorë apo të pezullojë sanksionet që janë në fuqi për aq kohë sa Kosova dhe Qeveria e Kosovës nuk i përmbush kushtet e vendosura nga BE-ja dhe ato janë krejtësisht të qarta”.

Duke iu referuar tri pikave të BE-së, ai e ka përmendur qetësimin e situatës në veri të vendit, tërheqjen e Policisë së Kosovës nga atje si dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme, gjë që sipas tij, ende nuk ka ndodhur.

Tutje, ai ka thënë se kryeministri Albin Kurti do ta themelojë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit