1.7 C
New York
Saturday, November 30, 2024

Buy now

Çollaku: BE-ja nuk i heq masat ndëshkuese pa i plotësuar Kosova të gjitha kushtet

- Advertisement -

Ish-ministri i Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku, ka bërë me dije se Bashkimi Evropian nuk do t`i heq masat ndëshkuese pa i plotësuar Kosova të gjitha kushtet që kanë të bëjnë me pjesën veriore të vendit.

Ai ka bërë me dije se këto masa mund të largohen vetëm pas organizimit të zgjedhjeve të reja në veri.

Sipas tij, Qeveria e Kosovës ka gabuar me veprimet në veri, të cilat kanë çuar në tensionimin e situatës.

“Nuk e kuptoj çfarë strategjie e pakuptimtë e dëmshme është aplikuar në këtë rast nga Qeveria e Kosovës dhe nuk mendoj që BE-ja do të ketë vullnet minimal që të heq dorë apo të pezullojë sanksionet që janë në fuqi për aq kohë sa Kosova dhe Qeveria e Kosovës nuk i përmbush kushtet e vendosura nga BE-ja dhe ato janë krejtësisht të qarta”, ka thënë Çollaku për Klan Kosovën.

Zyrtari i PDK-së ka vlerësuar se Kosova nuk është në gjendje që të iu vendos kushte aleatëve perëndimor.

“Nuk besoj që Kosova do të mund t’i vendosë kushte BE-së apo ShBA-së. Mendoj që është krejtësisht e pakuptimtë. Pikësëpari, pse kemi ardhur në një gjendje të tillë, pse është dashur të ndodhë gjithë ajo traumë, gjithë ato trazira, përleshje dhe gjithë ajo dhunë”, është shprehur Çollaku.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit