7.6 C
New York
Thursday, February 13, 2025

Buy now

Çollaku: Agresion tjetër nga Serbia nuk do të ketë në veri

- Advertisement -

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Fatmir Çollaku është shprehur i bindur që nuk do të ketë agresion tjetër në veri nga Serbia.

Ai në emisionin “Info Nata” në Tëvë 1 tha se mund të këtë incidente të vogla, por jo të formatit të gjerë.

“Unë jam shumë i bindur dhe besoj në këtë që them se agresion nuk do të këtë, provokim të gjerë në kuptimin e operacionit të gjerë nuk do të këtë për faktin se tashmë edhe vëmendja e bashkësisë ndërkombëtare dhe syqelsia e subjekteve në sistemin e sigurisë në Kosovë, por edhe të miqve ndërkombëtare, KFOR, agjencitë e inteligjencës e kanë një referencë, një pikë të cilës mund të i referohen si një përvojë e re që mund të ketë provokime, operacione të cilat mund të jenë të menduara dhe të hartuara më herët.

Prandaj kjo ngjarje, ky sulm terrorist i 24 shtatorit, unë po besojë që është interferues pozitiv në kuptimin të mobilizimit dhe parapërgatitjes për të mos u sfiduar, siç jemi sfiduar më 24 shtator ose thënë me thjeshtë mund të këtë operacione, incidente, por jo të formatit të gjerë dhe agresion dhe luftë nuk do të këtë”.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit