Home Lajme Çollakaj: Statistikat e vrasjeve janë shqetësuese

Çollakaj: Statistikat e vrasjeve janë shqetësuese

0
Çollakaj: Statistikat e vrasjeve janë shqetësuese

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Fatmir Çollakaj, për vrasjet që po ndodhin në Kosovë, sidomos kohëve të fundit, tha se janë shqetësuese.

Ai në “Lajmet e fundit”,në RTK, ka thënë se në përgjithësi vrasjet, si vepër penale, janë shumë shqetësuese për qytetarët e Kosovës, ngase statistika dëshmojnë ngjarje në rritje.

Sipas tij, është një fakt shqetësues, ngase, sipas statistikave, thuhet se  janë diku 200 mijë armë që gjenden në  popullatë.

Por Çollakaj shtoi se pas rasteve që ndodhën në muajt e fundit,  policia e ka ndërmarrë një aksion i njohur si “Goditja”, që ka rezultuar me dhjetëra armë të konfiskuara dhe, po ashtu, diku dhjetëra persona të  arrestuar.

Tutje ai shtoi se megjithatë Policia e Kosovës është duke e kryer punën e vet dhe është duke punuar që të parandalohen vrasjet.

Exit mobile version