Cole Palmer realizoi një penallti “Panenka” ndaj Tottenhamit dhe është vlerësuar nga tifozët për një qetësi të madhe.
Pas ndeshjes ai pati një bisedë argëtuese për origjinën e (Antonin) Panenkas dhe padyshim që disa tifozë e shfrytëzuan atë si një mundësi për tallje ndaj anglezit.
Një tifoz komentoi: “Ju lutem më tregoni se ai e njeh të paktën John Hattrick”.
“Ai jo, por jam mjaft i sigurt se e njeh Bobby Cleansheet”, ka reaguar një tjetër tifoz.
I treti komentoi: “Me këtë ritëm ai do të tërhiqet para se të mësojë për Offsidzinho”.
“Ky njeri është i paaftë të mendojë shumë”, ishte një koment fyes nga një fans.
Ndërsa një tjetër shtoi: “Më vjen keq që njerëzit po qeshin me këtë pa arsye. Ai nuk e njeh një futbollist të viteve ’80-ta, pasi është një djalë i lindur në vitet 2000. Shumica e njerëzve të moshës sime që janë tifozë të mëdhenj të futbollit nuk do ta dinë se kush është Panenka”.
Pavarësisht të gjitha tallejeve rreth intervistës të Palmerit, ai mbetet një lojtar që po mahnitë të gjithë. Është gjithmonë kënaqësi për tifozët që ta shikojnë duke luajtur, ai nuk kujdeset për kamerat dhe sillet ashtu siç do të sillet me miqtë e tij.
Ai është një gjeni në fushën e futbollit dhe kjo është gjithçka që tifozët e Chelseat duan prej tij.