3.7 C
New York
Saturday, December 28, 2024

Buy now

Çokollata e lufton kollin më mirë sesa ilaçet

- Advertisement -

Lajm i mirë për adhuruesit e çokollatës. Herën tjetër që ju shfaqet kolli, vetëm filloni të konsumoni çokollatën e preferuar dhe do t’i gëzoni efektet e ngjashme me atë të shurupit të kodeinës, por pa efekte anësore.

Profesoresha Alyn Morice ka shkruar për “Daily Mail” se çokollata mund ta trajtojë kollin më mirë sesa shurupi i kodeinës duke formuar një mbulojë ngjitëse e cila i mbron nervat në fyt, të cilët e shkaktojnë kollin.

Viskoziteti i mbulojës së çokollatës së shkrirë gjithashtu i mundëson përbërësit anti-koll të cilët në mënyrë natyrale gjenden në kakao, të vijnë në kontakt me nervat e acaruar të fytit dhe t’i qetësojnë ato, thotë Morice.

A i ka efektet e ngjashme çokollata e nxehtë?

A i ka të njëjtat efekte anti-koll edhe konsumimi i çokollatës së nxehtë? Na vjen keq, por jo!

Sado e shijshme dhe komode mund të jetë çokollata e nxehtë në ditët me koll, faktikisht nuk ka kontakt të mjaftueshëm afatgjatë me nervat në fyt që të jetë efikase.

Morice thotë se më mirë është ta thithni një copë çokollate dhe ta lini të shkrihen ngadalë për të formuar mbulojë në fyt.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit