5.4 C
New York
Wednesday, January 14, 2026

Buy now

Çohu shpreh shqetësimin për rinumërimin e 914 vendvotimeve, kërkon hetim

- Advertisement -

Organizata Çohu ka reaguar në lidhje me vendimin e KQZ-së që të rinumërohen 914 vevdnvotime nga zgjedhjet e 28 dhjetorit. Në reagim thuhet se ky është një hap që tregon probleme serioze në administrimin e procesit zgjedhor dhe kërkon qartësi të menjëhershme nga institucionet përgjegjëse.

Në reagim thonë se është shqetësuese që nga verifikimi i votave të kandidatëve për 2% të vendvotimeve, janë gjetur mangësi serioze dhe si pasojë votat e kandidatëve të numëruara në Qendrat Komunale të Numërimit nuk pasqyrojnë numrin e votave të kandidatëve të evidentuara në fletëvotime.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka vendosur të rinumërojë 914 vendvotime nga zgjedhjet e 28 dhjetorit një hap që tregon probleme serioze në administrimin e procesit zgjedhor dhe kërkon qartësi të menjëhershme nga institucionet përgjegjëse. Dyshime për manipulime me vota dhe falsifikim të rezultateve veçanërisht brenda subjekteve politike, përkatësisht mes kandidatëve, ka pasur në vazhdimësi ndër vite. Është shqetësuese që nga verifikimi i votave të kandidatëve për 2% të vendvotimeve, janë gjetur mangësi serioze dhe si pasojë votat e kandidatëve të numëruara në Qendrat Komunale të Numërimit nuk pasqyrojnë numrin e votave të kandidatëve të evidentuara në fletëvotime”, thuhet në reagimin e Çohu.

Çohu ka këruar nga institucionet e drejtësisë të hapin menjëherë hetim të pavarur

“Çohu!, kërkon nga institucionet e drejtësisë të hapin menjëherë hetim të pavarur dhe të plotë për çdo element të mundshëm të manipulimit apo mosrespektimit të vullnetit të qytetarëve. Çdo dyshim për manipulim të vullnetit qytetar duhet të trajtohet me seriozitet maksimal dhe pa vonesa. Falsifikimi i rezultateve zgjedhore po ndodh edhe për shkak të pandëshkueshmërisë ndaj personave që kanë manipuluar me vullnetin e qytetarëve. Së fundi Çohu/Preportr ka publikuar një hulumtim që tregon se mbi 90 për qind e rasteve për manipulimet zgjedhore përfundojnë me dënime me kusht ose gjoba. Çohu! kërkon nga gjykatat që personat përgjegjës për manipulimin e procesit zgjedhor, duke devijuar vullnetin e qytetarëve dhe cenuar integritetin e zgjedhjeve, të ndëshkohen me dënime më të rënda, efektive dhe proporcionale, me qëllim ndëshkimin dhe parandalimin e shkeljeve të tilla”, kërkon Çohu.

Të ngjashme

Të fundit