Presidenti Donald Trump nuk ka ndërmend të nënshkruajë një deklaratë të përbashkët që bën thirrje për de-përshkallëzim të tensioneve mes Izraelit dhe Iranit – dokument ky që ishte hartuar nga liderët e G7-ës në Kanada, raportoi sot CNN.
Megjithatë, zyrtarët që po punojnë në këtë dokument kanë ende shpresë se Trump mund të bindet që ta shtojë emrin e tij më vonë.
Deklarata e hartuar, që u udhëhoq nga zyrtarë evropianë gjatë samitit, thotë se Izraeli ka të drejtë të mbrohet dhe se Irani nuk mund të lejohet të pajiset me armë bërthamore.