Senati pritet të votojë të enjten një masë që kufizon fuqitë ushtarake të presidentit Donald Trump në Venezuelë, raporton CNN duke iu referuar një burimi që ka njohuri mbi planin.
Demokratët kanë mbështetjen e një republikani, Senatori Rand Paul, dhe presin të marrin mbështetje edhe nga një tjetër, Senatorja Lisa Murkowski.
Sipas CNN, demokratët po përpiqen të bindin edhe më shumë republikanë që t’iu bashkohen.
Nëse masa nuk kalon, demokratët po mendojnë seriozisht ta përfshijnë këtë çështje në paketën e shpenzimeve të 30 janarit, gjë që mund të shkaktojë mosmarrëveshje mbi financimin.
Ndryshe, Presidenti i rrëzuar i Venezuelës, Nicolas Maduro, ka dalë sot para gjykatës në ShBA, ku është deklaruar i pafajshëm.
Seanca e radhës ndaj tij është caktuar për 27 mars.






