Shkodra Elektronike që me këngën e saj “Zjerm” e përfaqëson Shqipërinë në Eurovision 2024 është përzgjedhur nga CNN si kënga më e vlerësuar nga të gjitha.
CNN, përmes një artikulli analitik e me humor, të shkruar nga korrespondenti Rob Picheta, i cili e mbulon këtë ngjarje tash e shtatë vite, i ka renditur të gjitha vendet finaliste të këtij edicioni, ku renditjen e ka bërë jo vetëm gjatë performancës në skenë por edhe te ndjesia që çdo këngë e transmeton.
Në këtë artikull, Beatriçe Gjergji tha për CNN-in se kënga “Zjerm” nuk është lloji i tyre i muzikës dhe se nuk janë fansa të mëdhenj të Eurovisionit.
“Për të qenë të sinqertë, kjo mospërfshirje emocionale është një avantazh: nuk ka asgjë tjetër si kjo performancë në skenë, dhe për këtë arsye po marrin vëmendjen e merituar nga fansat. Nëse beson në llojin e muzikës që do, ndoshta diçka mund të ndodhë”, tha ajo për CNN.
Finalja e këtij edicioni të Eurovisionit do të mbahet nesër, më 17 maj, ndërsa për ta parë artikullin e plotë të CNN-it, klikoni KËTU.