Cardi B dhe Offset qartazi kanë dashuri të madhe për vajzën e tyre pesëvjeçare, Kulture.
Aq shumë sa për ditëlindjen e saj të pestë, çifti i famshëm i dhuruan edhe një çantë dore.
Por nuk është vetëm një çantë dore, pasi në inspektim të mëtejshëm kjo zbulohet se është e markës Birkin që ka vlerën e mbi 15 mijë eurove.
Përveçse u mbulua me dhurata, princesha e 30 vjeçares u argëtua në një ambient të veçantë rozë me ngjyrë vjollcë.
Në postimin në Instagram, Cardi e lindur si Belcalis Marlenis Almanzar – ndau disa foto të Kulture në piano në të cilat shtoi: “Vajza ime është pesë vjeçe. Shumë urime për princeshën time të bukur”.
“Është bukur të shoh vajzën time duke ur ritur, por më bën të mërzitem kur shoh që fëmija im nuk është më i vogël”.
Festa u mbajt në ambientet e brendshme të American Dream në New Jersey dhe përfshinte ëmbëlsira të ndryshme.
Kulture kishte veshur një fustan rozë e po ashtu dhe një palë sandale të ngjashme.
Offset është gjithashtu baba i djemve Jordan Cephus, 13 vjeç, dhe Kody Cephus, 8 vjeç, dhe vajzës Kalea Marie Cephus, 8 vjeçe nga marrëdhëniet e mëparshme.