Rasti i arrestit kardiak të Christian Eriksen ishte një nga momentet që do të mbahet gjithmonë mend, kur përmendet Euro 2020.
Lojtari danez ishte afër të ndërronte jetë, madje zemra i kishte pushuar për disa momente.
Por, ekipi mjekësor danez dhe shokët e skuadrës bënë mrekullinë dhe shpëtuan lojtarin.
Ata sonte janë stolisur me çmimin e FIFA për ‘Fair Play’.